
Filloreta Raçi- Fifi duket se ka nisur një lidhje të re dashurie.
Këngëtarja e njohur, e cila i komplimentua për pamjen në primen e së martës duket se paska arsye për të shkëlqyer.

Ajo ka postuar një video ku shihet e kapur perdore me një mashkull, fytyra e të cilit nuk duket.
Videon ku djaloshi i ledhaton dorën, ajo e ka shoqëruar me këngën “You are the reason”, një dedikim shumë i ndjerë dashurie.

