Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi -MOS HESHTNI

Fatime Kalimashi -MOS HESHTNI

Mos heshtni gjithmonë
Se të zënë për të padije
Kur është e nevojshme
Madje
Ngriheni zërin deri në qiell


Flisni deri sa ju dëgjojnë
Dhe gjejeni mesin tuaj
Nëse në sy nuk të shikojnë
Ruaji bisedat për më vonë


Unë jam një pikë uji
Deti nuk ngihet kurrë
Po jam pikë e kulluar
E valëve tymin nuk ua prish


Buka piqet mirë
Kur brumi pa egjër është
Unë jam e tillë
E tillë do të jem gjithmonë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT