Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-KUR TI MË SHIKON

Zymer H. Haliti-KUR TI MË SHIKON

Kur ti më shikon mua
si det trazohem valë-valë
humbas mendjen athua
e s’di pastaj ku do të dal.

Kur ti me ata sytë tuaj dritë
drejt meje hedh shikimin fort
mbetem i habitur,si në pritë
të largohem s’gjej rrugën dot.

Ndal atë shikim të lutem
sepse s’kam si të them…
ka kohë të të flas po druhem
kështu më mirë i qetë të jem…

Dhe kur jam larg teje mendoj
pse ata sy ashtu më shikojnë
të them se më do ,mos gaboj!
e shikimet tua peshë më çojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT