Mos jemi takuar ndoshta?
Ndjese, menova se…mu duk sikur…
Por ti ke një mënyrë kaq të çuditshme
Për t’i tundur ato të pasmet e tua aq të këndshme
Ku po shkon, me atë shpejtësi
Me kaq shumë vetbesim?
Me atë të çarë fustani
Më duket sikur qesh nga brenda
Ndërsa konsumoj mendimet e mia
Ndërmjet buzëve të tua dhe llastikut të getave të tua
Ku po shkon, me atë shpejtësi
Me kaq shumë vetbesim?
Ti ecën dikur çdo gjë të ishte në rregull
Në këtë botë, kur të fakt është duke shpërthyer Lufta e III Botërore
Që do të shkaktojë dëshpërim
Që do t’i zhdukë ato dy gjinjtë që ke nxjerrë në xhiro
Sepse çdo pemë që presin
Do të jetë e shënjuar me gjakun tënd
Dhe të gjitha qytetet e infektuara do të derdhen
nga thithkat e tua të tendosura
Lëshoji flokët
ndërsa ka ende kohë
Po, kështu, të dua
E ndjej pranverën tënde
Që rrjedh në venat e tua
Si një lum
Që më çon aty ku është arti i Rilindjes
Teksa shikoj liqenin e Lecco-s
Një burrë me një lopatë
Që fillon të gërmojë
Dhe të groposë
Të gjithë gjelat e detit
Në të gjithë ndërtimin e papërshkurshëm
Kjo në emër të përfitimit
E ka coptuar Italinë
Duke e djegur Milanon deri në themel
Dhe atë degë të Liqenit të Como-s
Duke e kthyer në një kullesë
Nga Palermo në Como
I shoh teksa mbyten
Në darkë
Dhe a e di se cili është ia burrë?
Një djalë që quhet Alexander
Dhe ai ishte Manzoni
Kur ende merrte frymë
Dhe hakëmarrja e tij
Ka lindur nga puthjet e tua
Nga aroma jote
Nga sensualiteti yt
Që ngroh gjakun tim
Dhe që rinon
Atë që tashmë po vdes
…
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti