Sunday, April 12, 2026
BallinaVitrina e libritANGELA KOSTA PËRKTHEN VARGJET E AUTORES ITALIANE GIUSEPPINA GIUDICE

ANGELA KOSTA PËRKTHEN VARGJET E AUTORES ITALIANE GIUSEPPINA GIUDICE

Giuseppina Giudice ka lindur në Agropoli, ku aktualisht jeton. Ajo është pedagoge e Gjuhës dhe Letërsisë angleze në Liceun “A. Gatto” në Agropoli. Ka marrë çmime dhe mirënjohje të rëndësishme për poezinë, ndër të cilat po përmendim: një nga Rai në Romë, një tjetër me medalje nga Senati (Romë), më pas emërimi si “Akademike e Nderuar” (Romë – 2003) dhe Akademike Leopardiane (Reggio Calabria – 2011), një çmim tjetër për karrierën në vitin 2010 (Pomigliano d’Arco), çmimin “Përmendje Nderimi e Gruas” (2010 – SA).
I është dhënë Diploma e Ekselencës (Mihailesti – Rumani 2004), u përzgjodh fituese për Çmimin Spoleto 2021 dhe për Çmimin Modigliani (2022).
U shpërblye në Asisi me rastin e Çmimit “Segni di Pace 2024). U emërua Akademike Nderi në Universum Academy Switzerland (2024) si dhe u nderua me Çmimin “Universum Donna 2024” në (Lugano).

Ka botuar këto përmbledhje poezish:

  • “Gocce di rugiada – Pika vese” (2004)
  • “Ci saranno altri giorni… come un tempo – Do të jenë ditë të tjera… si dikur” (2007)
  • “Nell’isola di pensiero – Në ishullin e mendimit” (Shtëpia Botuese Pedrazzi – 2019)
  • “L’io lirico urla – Unë lirika ulërin” (edizioni WE)

Katër romane:

  • “Profumo di ginestre e polvere da sparo – Profum gjineshtrash dhe tym baruti ” (Albatros 2010)
  • “Amori in prima linea – Dashuri në linjë të parë” (Albatros 2013)
    (të dyja të paraqitura në Festivalin e Frankfurtit dhe në Sallonin e Torinos)
  • “Una scelta d’amore – Një zgjedhje dashrurie” (2018 – 2020)

“Una vita nuova – Një jetë e re” (PlaceBook – Roma 2020)

“Racconti di vita tra ieri e oggi – Tregime jete midis të djeshmes dhe të sotshmes” – përmbledhje tregimesh (PlaceBook 2021)

3 libra me histori dhe përralla (PlaceBook)

Giuseppina Giudice është e pranishme në antologji të ndryshme italiane dhe të huaja, ndër të cilat përmendim:

  • “Europainsieme” Ibiskos-Ulivieri (2006);

“Sentimento Latino” (në gjuhën rumanisht dhe italisht – Bukuresht 2004);

  • “Un grito por la paz” (Meksikë 2019); “Striving for Survival (OPA Anthology – Indi); “Bridges to Tomorrow”; “Farewell to War”; “Panta REI” (antologji dygjuhëshe: italisht – polonisht);

Voci versate” (Casa Editrice Pagine 2018);

“Contributi per la Storia della letteratura italiana” vol.4- G. (Miano Editore – Milano 2009);

“M’illumino d’immenso” (Casa Editrice Pagine);

“Tra un fiore colto e un altro donato” (Aletti editore);

“Dedicato a…” (Aletti editore);

“Antologia di poeti contemporanei scelti” (Università degli Studi Repubblica di San Marino Univ. Anglo Cattolica S. Paolo);

Speciale Infanzia – M.A.R.E.L 2020 – 2024;

Speciale Donna 2021 – 2024 Collana M.A.R.E.L;

Catalogo Spoleto Arte 2021.

Enciclopedia e Poetëve Bashkëkohorë 3° vol. 2021) ediz. Billeci;

  • Gems – IV, an Anthology of Pictorial Poetry and Art 2023 (Indi); Gems – VIII (Indi 2024); Catalogo Premio Modigliani – 2023;

Vibrazioni Letterarie, (antologji në italisht dhe frëngjisht 2022, e paraqitur në Paris dhe Romë);

Antologia “Precipitare nelle stelle” vol. I dhe vol. II (2023; 2024) Bosnjë Hercegovinë;

Rivista BezKres (Poloni);

Antologjia “Racconti di libertà” – 2023 (Historica edizioni);

Antologjia “Racconti campani” – 2023 (Historica Edizioni);

Antologjia “I luoghi della memoria” – 2023 (Bertoni Editore);

Antologjia “Lo Specchio” – 2023, e pranishme në Sallonin e Librit në Torino, (Bertoni Editore);

  • “Agenda poetica 2024” e kuruar nga Bruno Mohorovich (Bertoni Editore);

Antologjia “Diversità fa rima con unicità” (Casa Editrice Atile).

Ka marrë pjesë në Festivalin “Pero Zivodraga ZivKrovica” (ediz. 2020 – 2024).

Është anëtare e akredituar në Wiki Poesia dhe në Republikën e Poetëve. Është përfshirë në Albo d’Oro dei Poeti Contemporanei – Poetët Bashkëkohorë (Cenacolo Lett. Italiano di Cefalù). Ka marrë pjesë si shkrimtare në katër edicionet e “Settembre Culturale di Agropoli – Shtatori Kulturor në Agropoli”, event kulturor i rëndësishëm italian. Ka qenë pjesë e Jurisë në disa konkurse letrare dhe ka bashkëpunuar me “Il Cilento Nuovo” si dhe revistën kulturore “Il Saggio”

.Poezitë e saj të para, janë të pranishme në disa biblioteka kombëtare. Kritikat për botimet e saj janë shfaqur në disa revista kulturore dhe gazeta prestigjoze. Disa prej poezive të saj janë përkthyer në gjuhët: serbisht, shqip, spanjisht, rumanisht, polonisht, anglisht dhe frëngjisht.

PËR ANNA FRANK

Lule e brishtë, ende në gonxhe!
Vërshonte jeta jote e re
si ujë i pastër i një kroi të lulëzuar
drejt një deti grabitqar dhe të panjohur.
Dashuria, ëndrrat e tua
antidoti kundër frikës ishin,
që i errët gjarpëronte
në strehën e ngushtë.
Të ngadalshme, monotone, të njëjta ato ditë
të cilat ankth thithnin,
por natën yjet guximtarë vështroje
në qiellin e Amsterdamit…
“Çmenduria do të shuhet!
Dashuria dhe paqja do të triumfojnë përsëri!”
Kështu të pëshpëriste ai qiell mik
dhe ti jetën ëndërroje!
Ditë të panumërta i shtoje viteve të tua,
ëndërroje, imagjinoje një të ardhme!
Por urrejtja, mashtrimi, paratë
dashurinë mundën…
Dhe ti, trëndafil i ri në gonxhe,
që profum jete dhe dashurie kishe,
larg u vyshke
në atë indiferencë të tmerrshme dhe çnjerëzore.

KU ËSHTË PAQJA?

Në këto ditë tmerri dhe mizore pa kuptim,
Të kërkoj, o Zot im,
me shpirt të përhumbur dhe të frikësuar.
Dhe të gjej në majat e mbuluara me dëborë,
në kambanat e kishave të botës,
në ngjyrat e qiellit dhe të detit,
në shikimin e shumë fëmijëve të pafajshëm,
të uritur, të terrorizuar;
në sytë e popujve të ndryshëm
që përgjërojnë paqen.
Dhe unë të kërkoj me zemërim e dhimbje:
“Përse zogjtë e vdekjes janë gjithmonë
më të fortë se ata të së mirës?
Përse paqja duket vetëm një mirazh?
Përse lajmëtari yt i paqes
është pre e korbave të pamëshirshëm
dhe dega e ullirit të tij ka rënë
në oqeanin e pakufishëm të së keqes?”

DËSHIROJ TË BËJ TË LULËZOJNË ZEMRAT

Dëshiroj t’i bëj zemrat të lulëzojnë,
si lule në pranverë;
të shoh xhevahire paqeje që çelin
në çdo vend të botës
dhe ta mbush me aromën e tyre.
Dhe vëllezër të përqafohen,
të falin, të qeshin,
sëbashku të ecin…
Dëshiroj që paqja dhe dashuria
të triumfonin mbi urrejtjen, mbi mizorinë,
mbi projektet e pakuptimta të pushtetit,
mbi forcën e shëmtuar, mbi luftën.
Dëshiroj që të gjithë njerëzit
të ndërtonin sëbashku ura
të vëllazërimit dhe solidaritetit,
mbi humnerat e lashta të urrejtjes dhe dhunës.
Dhe qiej të ngjyrosur me paqe,
me perëndime paralajmërues
për një të nesërme të re,
pa më urrejtje, as luftë!

Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT