BallinaVitrina e libritPoezi nga Landa Molishti

Poezi nga Landa Molishti

Motra ime Janulla “Lulu”!
(Me rastin e 75vjetorit të lindjes)

Ah! Si nuk mund t’i dhuroj një grusht lulesh, që më vyshken në dorë,
-As fjalët, që s’ka anije që t’i mbajë në oqean.
Për ty frymoj, për ty ndjej!

Ti, e meriton një qiell të tërë,
me kurora, lule trëndafile,
Më shumë se çdo varg liriko-epik,
Në vargjet e poezisë botërore,
që mund të gjejmë!
E dashura ime motër, krenaria jonë në votër!

Plotësove, shtatëdhjetë e pesë vite; lumturi dhe stuhi…
Ty, të peshojnë në supe;
-si fushat me blerimet,
si malet, me goditje vetëtime;
Në atdhe, o, në mërgime!

Të gjitha sfidat-stuhi,
Me suksese, i kalove,
Në jetë, u shndërrove, si kala,
E pathyeshme, vërtet!

Për mua, nuk je veç një motër,
Ty, të kam dhe si nënë të dytë,
E porsalindur, për herë të parë, më mbajte në dorë…
Motra ime, zemroke e mirë!

Je rruga ime e trasuar, shkëmbore,
Ku shpirti im prehet;
Netëve të bukura me dritë,
Tek ty marrë forca dhe netëve të hidhura në errësirë!

Flokët tua, shkëlqejnë si argjend epoke,
Që vrik pas lanë heshtjen!
Rrudhat në ballin tënd,
Janë testament i shkruar në ar.
Ti je diellore, me rrezet e urtësisë më ngrohë vjeshtën!

Motër imja, Janula hynore!…
Pa dritën tënde,-unë; thjesht,
do të isha një udhëtare e humbur,-e vrarë!…
Bashkë e sfiduam mërgimin-trishtimin!…

Ndaj sot po hesht, po të përqafoj fort me shpirt!…
Si dikur, ty, kur e qafoje gjyshen e ëmbël, engjëllushen “Joshë”!
Kur fjalët e zjarrta mbarojnë,
Trokëllimat e zemrave tona të çeltika, t’i dëgjojmë!

Eh! Ti je tek mua, në çdo frymëmarrjen time,
Je gjysma ime, në gëzime dhe hidhërime…
Je e bekuara ime, që më rritë e udhëheq kurdoherë!
L. M.

  1. 7. 2026
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT