Mos më pyetni asnjëherë
për pranverën e trishtë.’99
se loti derdhet në prag të shtëpisë
e dhembja dëpërton thellë në palcë
Mos më pyetni kurrë
për trenin e zi katran
aty kishte vaj e trishtim
aty kishte të vdekur e të gjallë
Jo jo mos më pyetni
as për Bllacën e namur
Se aty pashë lehona të shtrirë në llucë
me shpirt nën dhëmb
Mos më pyetni për këtë vend
aty hapëm varre
për pleq e gra
me zemër të plasur
Mos më pyetni kurrë
as për ata sy yllnaje
që qanin e dridheshin
në zemër të nënave
që kërkonin shpëtim
Mos më pyetni as për shiun e pamëshirshëm mbi trupa të gjorë
as për shufrat e xhandarëmve maqedon që qëllonin mbi trupat e mpirë të gjorëve shqiptarë
Mos më folni kurrë për dhembjeje
Se shpirti lot gjaku më rigon…
