Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritLlesh Gjoka-KRONIKË E HARRUAR

Llesh Gjoka-KRONIKË E HARRUAR

Jetuam në dy brigje të zhuritura zjarrit
qyshkur e shquam njëri – tjetrin
në pasqyrën e ujërave
sapo puthte rrezja e mëngjezit.

U dergjëm ndanë brigjeve
Si dy shpendë të arratisur
Zërat tonë qiellorë
lumi na i kthente në këngë për vete.

Këngën e tij e përkundi vala
Shushërima mbytej duke ardhur
Ne mbetëm pa tinguj
Dy pika të ndara dukeshim në horizont.

Lumi s’kishte urë
Sepse dashuritë thureshin mënjanë
Nëmatisje kishte qënë, i plaguar
fati i të dashuruarve.

Në korsinë e ditëve rendëm
Unë në njërin breg
ti në bregun tjetër
Muzgjeve u vagëlluam
U lagëm nga lotët e shelgjeve.

Brigjet paralele kurrë s’u takuan
Veç uji i lumit vajshëm derdhej në det
Diku kronikë e ditëve humbi
Në një tjetër botë
Në një tjetër jetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT