Sunday, December 28, 2025
BallinaShowbizReagon edhe Sarah pas shtrirjes së Einxhel në spital

Reagon edhe Sarah pas shtrirjes së Einxhel në spital

Të enjten mbrëmë, prezantuesja e njohur, Einxhel Shkira ka pësuar një lëndim të rëndë teksa tentoi të rrotullohet në një orendi dhe më pas përfundoi e rrëzuar në dysheme.


Moderatorja tashmë është largua nga shtëpia e Big Brother VIP për të iu nënshtruar trajtimit profesional mjekësor.

Gjatë kësaj kohe “Vëllai i madh” ka njoftuar se Einxhel do të jetë në përcjellje të kamerave dhe pas përmirësimit të gjendjes së saj ajo do të rikthehet në shtëpi.

Pas gjithë kësaj ngjarje kanë ardhur reagime të ndryshme, në mesin e tyre edhe të ish-banorëve të shtëpisë, siç ishte blogerja, Sarah Berisha.

Në një postim që ka bërë së fundmi në InstaStory, Sarah e cila ka bërë një dedikim për Enixhel përmes një fotografi ku shihet përkrah saj dhe Beniadës.

“Të gjithë me  dimë se sa e fortë je ti. Shërim të shpejtë o dhëmbë-lepur”, ka shkruar Sarah sipër postimit.

Ndërkohë, sonte pritet eliminimi i radhës, dy banorët e nominuar janë Egzona Rafuna dhe Dritan Brama.
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT