Do të flas për labërinë,
Se andej,jam dhe vetë,
Ku shqiponjat roje rrinë,
Si mbi penë, dhe dyfek.
Shqiponjat janë qibare,
Ato lartë e mbajnë synë,
Mbi gurë, gërxhe e male Krenare për Shqipërinë.
Labëri nxorre heronj,
Si stërrall’ që lëshon çika,
Djepi yt,rriti dragonj,
Nuk tu qas’ kurrë e liga.
Labëri mbështjellë flamurë,
Mbi supet plot lavdi,
Se kurseve gjakun kurrë,
Çdo pëllëmbë,një histori.
Atje tejë nëpër llogore,
Syri yt kurrë s’u mpi,
S’njohe humbje, veç fitore,
Tok’ e artë në Shqipëri.
Nënat labe heroina,
Djemve u mëkuan gjinë,
Vendit i duheshin trima,
Të çlironin Shqipërinë .
Labëri një dëshmimtarë,
Me lapidare,monumente,
Truallin me gjak ke larë,
Amanet në shekuj mbete
U ula mbi një shkëmb
Dhe ç’fletova historinë,
Zemra therë,ajo dhëmb,
Sa dhanë jetën,për lirinë!
Je një zonë e bekuar,
Me male, fusha,dete,
Sa,poet kanë shkruar,
Ç’bukuri që mban mbi vete.
Këto vlera si të tuat,
Rrall i gjen në tjetër vënd,
Sa herë më kujtohet mua
Flisnin pleqtë në kuvënd!
Porosi që merr nga atdheu
Me shumë vlerë, e mënçuri,
Kurrë ato s’u kthyen mbrapa,
I përmbushe me zotësi.
Labëri o vënd i gurit,
Besa në kanun u shkrua,
Betim ke fjalën e burrit,
Lum për traditat e tua!