Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritDan Ibrahimi-Te pragu i shtëpisë së vjetër.

Dan Ibrahimi-Te pragu i shtëpisë së vjetër.

Erdha, të të prekë fëmijëri e tretur,
E bjerrë në një kohë të pa kohë,
Aty tek pragu i shtëpisë së vjetër,
Veç kujtimeve gjë s’munda të shoh .

Kalldrëmet e tua që kur ke ikur,
Nga pluhuri e hiri qenkan mbuluar!
Edhe dardha edhe arra qenkan lëvizur,
Një dorë e egër i paska sharruar .

Nga ky prag dikur nëna më ka thirrur:
“Dan, ku ishe, ja buka me xhem” ?!
Ca varre me shumë i shoh renditur
Ndryshe kënduaka dhe zogu në rrem

Te porta e rrënuar nuk u duk babai
Që moti edhe rrugën e ka harruar
Sa kohë karamele s’më ka dhënë ai
Oh, fëmijëria ime e bukur, e shkuar !

Nuk e pash as folenë e dallëndyshes,
As qenin besnik të bardhë si bora,
As macen me lara të gjyshes,
Dhe pse desha, nuk m’i preku dora .

As miqtë s’më thirrën në lojë
As këpucët e grisura nuk i gjeta
Një stuhi e sertë kishte bërë plojë
Dhe koha tutje me huqet e veta

Erdha, të të prekë, fëmijëri e tretur
E bjerrë në një kohë të pa kohë
Aty tek pragu i shtëpisë së vjetër,
Veç kujtimeve ,gjë s’munda të shoh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT