Në grykë më ngec fjalë e pathënë,
si nyjë e ngushtë në t’errtën natë,
ku heshtja vërtitet, si hije e rëndë,
në rrugë pa kthesa, në udhë të gjatë.
Më zë në fyt një mall ngaherë,
një psherëtimë që s’ka më zë,
si degë e thyer nga erë e egër,
në një humnerë si gur i rënë.
Më griset shpirti, më dridhet shpresa,
sikur dy duar të më shtrëngojnë,
por heshtja vjen, ma shuan shpresën
dhe fjala ngec… nuk mund të shkojë.