Këndoje këngën time të pervuajtun,
Shtigjesh , nëpër botë harruar,
Ti plis që shkërmoqesh ,
E themeli po të shkundet
Këndomë dhe ti plug qe mē s’më ke,
Duarve të të ngasë,
Këndomëni dhe ju o ujrat të kroit,
Të ushtojë zëri i mallit ,
Tek përpëlitet pa buzë ,
Ta puthin fohtësisë
Kelëndomëni ju o male që oshëtini
Zbrazetisë,
Përhumbur mistereve të kaherëshme,
E shkundni rrënjët cdo ditë
Këndomēni ju pemë ,
Që po mbesni pa degë njomësisë,
Shartuar hicit ,
Pa kokrra që dikush tju prekë
Edhe ju ,të praruarat lule,
Që ngjyrosni fusha të djerra pa bijë
Kēndomēni,
Sa pa u harruar këndomēni ,
Cilën kēngë të duani
Po mos harroni asnjë tingull,
Nëpër gjurmët që u lanë
tek iknin,
Se kënga juaj na mban tē gjallë,
Të mos mbesin me këngën e mohimit,
Këndomëni tē mos vdes ,
Mes mjerimeve të shpirtit pa dritë.