Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritDalinë Arifi-Pa mëshirë

Dalinë Arifi-Pa mëshirë

Sot e vrava për herën e dytë
Kur ika e nuk i thash një lamtumirë
E kam vrarë shumë herë
Mbase edhe atëherë kur i thash të dua
Të vrasësh dashurinë nuk ka nevoj plumba

E shpesh e kam kërkuar rrënojave të zemrës
Sikur një ushtar rrugët e lirisë.

E vrava, pasha t’madhin Zot e vrava
Tu pij raki e tu mendu për ato.
I thash lamtumirë në çdo gërrçam
E vrava pa e pa, e pa e kërku
Në secilin lot plagët i kam mjeku
E vrava edhe kur e kam dasht aq shume.

Sot e vrava prapë në portret tu e shiku
Unë e vras pa mëshirë duke dashuru.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT