BallinaVitrina e libritDorina Avdurramani-Vajza Jetime

Dorina Avdurramani-Vajza Jetime

Në një natë të errët më ndodh të kujtoj,
Fëmijërin time e vogël kur kam qenë
Ku s’kam pasur asgjë të shijoj
Rritur jetime pa Babë e pa Nënë.

Emrin kush ma vuri as vetë se di,
Ndoshta rreth shtratit, edukatoret mbledhur
Vendosën mes vetit,t’më quanin Lumturi,
Vetëm se tek unë kjo fjalë kur nuk është hedhur.

Rritur jetime pa Babë  pa Nënë
Ku rralle herë fytyrën e vishja me buzëqeshje,
Shpeshë herë , mbështillesha me veten në natën me hënë,
Bota që më përbuzte thjesht me një nënqeshje.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT