Zemra e thyer e një gruaje,
si një pasqyrë ngjitur dhunshëm,
me dhjetëra copëza
shpërndarë kuturu,
e shumë prej tyre s’di se ku humbur.
Zemra e copëtuar e një gruaje,
për ngjitjen e saj s’kujdeset askush,
ngjitje e qepur me fije dhimbjesh,
për thyerjen e saj “u kujdes” dikush.
Zemra e kafshuar e një gruaje
nga dhëmbët e fanatizmit
xhelozisë,
nga plaga gjaku pikon papushim,
ku ngjyejnë shpirtrat” viktimat “e marrëzisë.
Zemra e plagosur e një gruaje
nga plumbat-thashetheme
të paditurisë,
dhe mjeku që pritet ta mjekojë
e balsamos me helmin e pabesisë.
