Nëse kësaj nate s’e shkruaj asnjë varg
Dhe nëse heshtja s’ka farë bukurie
Do t’iki nga vetëvetja diku larg
Ta shoh veten në çmendi vetmie
Si bredh e shqetësuar zbrazëtirave t’saj,
Mureve të padurimit u bie me rrëmbim
E dridhet Troja e fjalës skaj më skaj
E bien pinjojt e mëtimit n’dyluftim.