BallinaVitrina e libritMirushe H. Musa-Poeti dhe Piktori

Mirushe H. Musa-Poeti dhe Piktori

Në një kopsht me lule, ulur në një stol,
Bisedonin bashkë një poet e një piktor.

Unë, tha piktori,nuk shkruaj përralla,
Lulet e vyshkura i pikturoj të gjalla.
Piktor i famshëm unë jam këtej,
Kristalet e gurëve i kthej nëpër liqej.

Unë jam poet që shkruaj me pak fjalë,
Por heronjtë e lashtë i bëj prap të gjallë.
I shkruaj të bukurës, hirësisë dhe fjalës,
Përmes vargjeve i çeli lules petalën.

Pikturat e mia do të jetojnë për jetë e mot,
Hënën edhe diellin në pikturë i bëj shok.
Poet i madh jam e dua gjuhën e artit,
Lule dhe yje i bashkoj përmes vargut.

Në fund u pajtuan piktori dhe poeti:
Se piktura dhe poezia,që të dya janë art në veti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT