Granit Xhaka do të mbetet tek Arsenali.
Mesfushori zviceran, Granit Xhaka nuk do të largohet nga skuadra e Arsenal gjatë kësaj merkatoje.
Ish kapiteni i Arsenal lidhet tash e sa kohë me një kalim të mundshëm në Serie A, por sipas Fabrizio Romano, nuk do të ketë lëvizje në ditët e fundit të merkatos.
Mourinho e përcolli lojtarin gjatë verës së kaluar dhe e pëlqen shumë, por nuk ka lëvizje konkrete, përcjell lajmi.net.
Roma nuk ka hapur negociata me lojtarin, por as me skuadrën e Arsenal, për një transferim të mundshëm.
Xhaka do ta mbyll sezonin në ‘Emirates’, nën urdhrat e Mikel Arteta.