Në horizontin e jetës je gjëja më e brishtë,
E bukur delikate si lule në agim,
Je si një perlë qē shkëlqen ambjentin,
Me duar e arta ti e thurrë tryezēn.
Ti je ngrohtësia e ditëve të acarta,
Që mbjell dashurin mbas mureve të forta,
Melhem për familjen mbas çdo sëmundje,
Je mbajtja e dhimbjeve mbas çdo furtune.
Është membrana e formimit t’qelizës,
Je mbretëresha e krijimit të botës
Prodhon filiza e lulëzon tokēn,
Patë çdo gjë do ishte e vyshkur.
Me të burri duhet të krehnohet,
T’a ruajnë si vlerën e tyre tê shtrenjtë,
Pa të mbeteni si eshkë e pyllit,
Që po spatën shkrepse mbeteni pa ndezur.
Ato janë ylberi mbas shiut të vjeshtës,
Rrezatojne mbi çdo ego që e thekson burrin,
Prandaj o meshkuj vëreni vath në vesh,
Ju nga gruaja lindët ruajeni si gjë të shenjtë.