Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritRiza Braholli Mborja-E Bukura e Dheut

Riza Braholli Mborja-E Bukura e Dheut

Të ëmblën e të brishtën, nënën time,
ma veshën me çizme të rënda llastiku,
mbi supet e hijshme, ku hëna përndritej,
m’i vunë thasë të rëndë, të shpifur.
Me rrathë ç’m’ia nxinë atë syrin e ndritur!

Çaplehtës porsi era, nënës sime,
i’u shua trokitja e takave mbi gurrë.
Në ecjen e saj më flutura s’kishte
dhe çizmet e rënda tërhiqte si burrë.
Po ç’helm i pikonte të gjorës mbi buzë!

Sybukurës së Dheut, nënës sime,
qerpikët ia zbardhte pahu i situr
dhe pahu e zbardhte, po tymi e nxinte,
pran’ furrës së nxehtë gdhihej drobitur.
Eh, fryma ç’i bridhte në gjoks e cfilitur!

E urta, zëqeshura, nëna ime,
e bardhë, e butë, prej dielli e situr,
mëngjeset i zgjon me zhurm’ paterice,
kalldrëmet përshkon me gjunjët e ligur.
E mpakur si mjegull, mbi gur e vesitur!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT