Do marrësh mëngjeset e tua
të ngadalta,
freskinë e gjumit do e hedhësh
mbi hutimin e filxhanit të kafesë,
pa lodhjen e fundit të ditës
do marrësh kohën tënde
për të vënë veten përballë vetes.
U rri larg dremisjeve të ëndrrave,
pasqyrave që të përmbysin
nga brenda, telefonave që nuk
kanë sinjale në ishujt e akullnajave,
dhe pritjet e Ajkunës i bën
fije terri për qëndismat e të gjitha
luftërave që bëre me veten,
pa më treguar për fitoret dhe dashuritë
e ardhura pa bujë
në atë qorrsokakun tënd
