Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-TOKA IME

Petro L. Sota-TOKA IME

Kam ikur toka ime, shumë larg,
Ika, duke e menduar një kthim,
Por sa herë vijë e shkel në prag,
Ulem në gjunjë me një pikëllim.

Ika, por jo si një djalë aventurier,
Ika, se ky vënd më s’po më mbante,
Burri këtu, po dukej si njeri pa vlerë,
Kur sheh fëmijën e uritur që qante,

I ri isha atëhere, kur u largova,
Por emigrimi nuk qënka një dëfrim,
Të shihja në ëndërr, eh, sa lotova,
Vetëm pak diell doja nga vëndi im,

Dhe vetëm mjergull kudo shihja,
Më mbushej shpirti me rënkime,
As veten time më, s’po e njihja,
Por zërin ta dëgjoja o toka e ime.

Dhe tani kanë kaluar shumë vjet,
Se si mund të jetosh, kam mësuar,
E di, që edhe ti mua, po më pret,
Më pret si birin tënd, të malluar.

Në brazdat e tua, të shtrihem pak,
Aroma e jote të mbushi gjoksin tim,
Me flladin e pishave aty në Divjakë,
Malli më vjen, këtu larg në emigrim.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT