Ti me eja si vjen reja,
Ashtu, kur se shtyjnë stuhitë,
Sepse dua të butën gushë,
Që më ndrin përmbi stolitë.
Ike ti m’i more mënd,
Sikur malet jam I rëndë.
Çele vetullën mos e ngrys,
Se shpirtin ma kthen përmbys.
E nuk marr dot frymë e mbytem,
Nëpër puset ku s’kanë ujë,
Mblidhmi mënd që mi degdise,
Udhëve moj, kam bërë rrëmujë.
Se kam mall që ta rrefej,
Ndizet gjaku s’të gënjej,
Për dy sytë si përrenj,
O ata qerpik mëdhenj.
Që më shuajnë e më shpojnë,
Shpirtit tim sikur shigjetë,
Vramë më mirë, se pragut tim,
Po s’je ti nuk ka më jetë.
Vramë moj, kam humbur sytë,
Ai që isha nuk jam më ,
Pa më thuaj a sheh I vdekuri,
Kur nuk është asgjë?!
Nëm pak shpirt me dorën tënde,
Nga i vdekur të kthej gjallë,
Fry pak frymë në prushin tim,
E më ndiz ca zjarr.
Vëmë pak dritë me buzën tënde,
Dhe pa sy mos më lë
Mbylli plagët që mi çmënde,
E mos më ik më.