Friday, October 18, 2024
BallinaSportFelix Magath refuzon ofertën e Kosovës

Felix Magath refuzon ofertën e Kosovës

Felix Magath nuk do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Kosovës.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, Magath ka refuzuar ofertën nga Dardanët.

“Felix Magath nuk do te jete trajner i Kosoves. Kolegu Florian Krebs, redaktor i tabloidit gjerman Bild, me informoi se Magath e ka refuzuar oferten”, ka shkruar Sadiku.

Kombëtarja e Kosovës që pas largimit të Bernard Challandes, është duke u drejtuar nga trajneri i përkohshëm Primozh Glih, transmeton Klankosova.tv.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi kishte deklaruar se emri i trajneri do të dihet gjatë muajit mars.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT