Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-SHKRUAJ MBI GJURMEN TENDE

Mimoza Maria Ajdhoni-SHKRUAJ MBI GJURMEN TENDE

Unë të ndjek me penën time,
në kalldrëmet bardhë e zi,
shkruaj përmbi gjurmën tënde,
në çdo gur që ecën ti.

Edhe nëse dielli fshihet,
lotët tona bëhen vesë,
ndoshta shuhet gjurma jote,
por unë prapë do të të pres.

Dhe kur dielli të dalë,
boja avull nëpër re,
zemrës sime gjurma jote,
muzë për poezinë e re.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT