Kthehu e dashur në kohën lënë pas
Dua të të kem edhe njëherë në varg
Kuptom si të duash, dua pak të flas
Për t’kaluarën që mbeti shumë larg.
Kthehu dhe një herë ëndrrave të mia
Aty ku të pashë, ku dhe të pata lënë
S’e kam ditur që shpejt vjen pleqëria
Fort të doja por kurrë s’ta kam thënë.
Eja në vargun tim, ku ne u njoftuam
Ma mbush poezinë trendafila të kuq
Nuk e deshi fati, ne kurrë s’u takuam
Ëndrrash dashuria, shkoj e tëra huq.
Në kujtime t’mia kthehu dhe një herë
Të shkruaj më t’bukurën,për ty,poezi
Sa të kalon dimri, kthehu në pranverë
Të lus dhe një herë, ama një mundësi.
Pse s’më erdhe s’paku në imagjinatë
Ndoshta mjafton që t’rizgjohet vargu
Por të vish e njejtë si të lashë atë natë
Bën edhe kështu, të t’dua prej s’largu.
