Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-ÇAST PRANVEROR

Gjelina Maçi Keci-ÇAST PRANVEROR

Pas dimrit me letrat e divorcit ndër duar,
Pranvera shpërthen në mal e në vërri ,
Krahëve të saj lulet e para pulitin qepallat,
Që i buzëqeshin diellit të dashuruar,
Ninullash i përkund me njërën dorë
E në dorën tjetër mban pardesynë
se mos dimri apelon
.
Nata e kthjellët merr detin në gji
Si vaskë perlash me botën e tij – magji!
Dhe vetja ime i falet shpirtit që s’e braktis kurrë
Në errësirë akujsh as në stuhitë e marra ,
Kur gjuanin si të posadalë nga psikiatria me gurë.

Mbremjes së vonë nën dritën e hënës
Shpirti i poetit derdhet në fleten e bardhë,
Ëndrrat e fjetura zgjohen të grimuara me yje
E të stolisura me diell .

Zemra ime rreh e vjelë oksigjen ngutshëm,
Në garë me kohën që vrapon si kalë i egër,
Në parvaz të dritareve të shpirtit,
Vazot me lule kundërmojnë aromë,
Tek ndjejnë muzikën e valëve të detit,
Të veshur me një mantel të mëndafshët kaltërosh,
Si Uni dhe shpirti ,edhe pse u fjalosën shpeshherë,
Mbërritën tok si gjithmonë në këtë pranverë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT