Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa -SMIRXHINJTE

Imer Hysa -SMIRXHINJTE

A lënë pa përgojuar ndokënd smirxhinjtë
A lënë pa përbaltur me fjalë njeri,
Jetën e tjetrit gërryejnë si këpucën minjtë
Dhe kurrë s’kan guxim të shohin në sy.

Sa të përshtirshëm janë smirxhinjë
Si qyqja vezët, foleve tjerëve hedhin fjalët,
Sa për shtat ju shkon fjala faqezinjë
Si kostum u rri nofka “të përdalët”.

Janë të përshtirshëm keq smirxhinjtë
Shpirti meskin si lë të arrijnë gjë në jetë,
Por le të gërryejnë si këpucën minjtë
Në gropën që hapin do të bien vetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT