U mplakën thinjat
U çorodit buzëqeshja e tëra u venit
Sepse u shpërqëndruan keqas mendimet
Thatanike mbetën
Bindja nuk e ndihmoi dot veten as kohën
Ehh, perfekt as’sesi nuk qe as gjithësia
Dlirësia duket se ka mbi’peshë
Optimizmi ky koncept bazë’shprushur
Metabolizmi nuk shpjegon dot veten,
ama dhe shkencën budallepsi
Rrugë e dëshirave hapur ka degëzimet
Ndjenjat kanë ndryshuar funksionimin
Gjendja emocionale duket mjaft tradhëtare
Por, në mundesh t’i sintonizosh me vetëdijen tënde
Procesi i mirënjohjes dobësoi fuqi e shpresa
Pritshmëria ajo forca tërheqëse, që koha ia ndryshoi frytet e fuqitë energjike
Ama dije, jeta jote është në duart tua