Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Bukurie Buçpapaj

Cikël poetik me poeten Bukurie Buçpapaj

DREMITJE

Sonte dremit, shpirti trazuar,
Asnjë zë,heshtje, qetësi,
Paqe, ka kohë që ka kërkuar,
Mbuluar nga një tis trishti.

Mungon diçka që të bën të jetosh.
Një emocion, një sensacion,
Drithërimë shpirti, rrahje zemre,
Në çdo moshë njeriut i mungon,
Historit tona,copëza të arta jete.

Ndaj çdo kush nga ne i kërkon.
Ah, si është kjo dashuria!
Pa këtë magji, koha ndalet,
Ngrihet zemra, nga
palumturia,
Lulja e shpirtit,nis e thahet.

Acar, si kjo natë, akullnajë
Trupi ndjen se ka të ftohtë,
Sytë e duart nga Zoti i ngre lartë,
Ai të do më shumë në këtë botê

………………………………

PERËNDIMET E DIELLIT

A thua perendimet e diellit
Marrin me vete dhimbjet,
Që i shkaktojmë njeri-tjetrit,
Nuk e di ndoshta,ndarjet, ikjet….

Zhduken në errësirën e natës,
Hëna, yjet, i marrin ato në gji,
Për të sjellë ndriçimin e radhës,
Nën siluetën e tyre e në dashuri.

Ca të tjerë janë në botën e paqes,

Buzëmbrëmjet, sa trishtim, paqe,
Varet në ç’situata ndodhemi ne,
Buzëqeshje, lot që lagin sy, faqe,
Apo n’ëndërra, ku lumturia na fle.

A thua perëndimet e diellit ….
Fshijnë rrugën drejt trishtimit,
Brenda mantelit të saj errësuar,
Thurin ëndërrat për të dashuruar.

Nē një botë tjetër larg egoizmit.
Epo kjo jetë na ēshtë dhēnë :
Në fund të fundit për t’u jetuar.
I dua lindjet e diellit, natën me hënë.

……………………………..

Thjesht “MË DUAJ…”

Një minutë, ti, më duaj,
Unë të dua një muaj.
Duajmë një muaj ditë,
Do të të dua përditē.

Një vit, o yll, më duaj,
Do të dua njê shekull.
Mos më lë më tē vuaj,
Të dua edhe i vdekur.

Më dashuro, shpirt, ti,
Do të dua në përjetësi.
Thjeshtë, pra, më duaj,
Me dashuri, mos luaj.

………………………..

Gjysmë…
1.
Një gjysmë ëndrre më duhet
Për ty… Je në ëndrrat e mia…
Një gjysmë ëndrre dua ta “fal”
Për të kuptuar,ç’qenka dashuria!
2.
Një gjysmë ëndrre,… ah, sikur ,
Të mundesha, të ta dhuroja ty!
Një gjysmë ëndrre …. Eh, si dikur,
Kur bota fatlume jona, ishte lumturi!
3.
Më duhet një gjysmë ëndrre
Për shpirtrat tanë të penduar,
Më duhet një gjysmë ëndrre,
Zemravrarat për t’i sheruar.
4.
Një gjysmë ëndrre kërkuar
Për ty e përaskënd, sigurisht,
Në gjysmë ëndrre shpresuar…
Ti, që qenies time i vjen i brisht’.h

………………………………

Heshtje

Treten mendimet brenda shpirtit.
Goja nuk flet gjuha është strukur.
Meteorë në kokë i sillen meditimit.
Zemra kërkon qëtësinë e humbur.

Mozaiku i zemrës le të heshtë .
Në botën e paqes me vetveten.
Mureve të shpirtit tim të zbehtë.
Ti ngrohë me optimizëm për jetën.

Bukurie Buçpapaj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT