Me endje shikoi malet
marr frymëzim,
Kanë bukuri ,
janë ilaç për frymëzim.
Veshtroi gjithandej,
Syri shikon bukuri.
Bregore te bukur,
mbushur me bageti.
Përkarshi qëndrojnë
lëndinat me lule plot.
Fëmijet bëjnë kurora,
qingjat tuj kullot.
Më frymëzojnë ujvarat,
bukuri e ujit që gurgullon,
pastaj uji shtrihet ne shtrat,
drejtë detit udhëton.
Frymëzimin e marr nga detet ,
nga plazhet marr frymëzim.
Aty njerezia relaksohen,
aty bejnë pushim.
Gjithçka e bukur,
te shkruaj më frymëzon.
kënga e bilbilit.
mrekulli e natyres sonë.
