O durim – durim – durim
Ku buise në fillim?…
Në të çarën që shumë dhëmb
Embrion m’u bë një shkëmb…
Tamam , ç’është e vërteta
Farkëtimin ma dha jeta…
Pritshmëria, shpesh më lutej
Stoicizmi të më zbutej…
Por e çara që shumë dhëmb
Dhe, pse s’do, e kthen me këngë…
Si atëherë dhe sot kënduar
“ I duruar – i fituar “!…
