Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Mëso më në fund!

Cerazela Kondi-Mëso më në fund!

Egërsirat,nuk jetojnë
poshtë krevatit tënd.
As në errësirë fshihen
gati të të sulmojnë.

Nuk kanë sy të kuq!
Nuk kanë mbi forcë!
Më të forta se ty nuk janë!
Kalbësirë,nuk kundërmojnë!

As si vizatimet mbi fletë
që i përshkruanim në fëmijëri.
Egërsirat ” jetojnë” në kokën tonë.
Dhe sa për to kujdesemi
asgjëkundi nuk shkojnë.

Nëse ju dhuron…
ushqim,” banesë” siguri
nuk do të ikin.
Do të rrinë aty,me ty!

Ndaj mos u cudit nëse i dëgjon
në një natë të errët
thonjtë e tyre të mprehin.
Shpirtin të të coptojnë!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT