Tuesday, June 17, 2025
BallinaVitrina e libritXheladin A. Çitaku -NJË MAL ME DOKRRA

Xheladin A. Çitaku -NJË MAL ME DOKRRA

Një mal me dokrra
udhëve të mia
hije lëshon,
diellin e shpirtit
ta zë në çark.

Një mal me dokrra
zbrazet monitorësh
të pangjyrë,
podiumesh të rrëgjuara;
përpëliten vargjet
epitafesh të mjerimit,
tek gradojnë injorancën
me spaleta hipokrizie.

Pinjollë flligësie,
veshur shkëlqimesh të gënjeshtërta
e demagogjishë moderne,
çirren,
hungërijnë,
pingrijnë,
sipas erërave kutërbuese,
që frymën i zënë
virtytit,
njeriut.

Një mal me dokrra
zbrazet përditë
rrugëve të mia,
udhëkryqeve të jetës,
shtigjeve të kohës,
dje,
sot,
për nesër, të shohim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT