Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritHamit Majkovci -DJERRINAVE

Hamit Majkovci -DJERRINAVE

E shkrova një varg,s’ja vuri syrin askush
një fidan ç’e kisha mbjellë më parë
s’di përse degët
ia theu dikush
Vargu mbeti i heshtur
fidane trupin plot plagë
degëve të thara
lotoi koha
rrjedhës
një gjethe e gjelbërt
me jetën një u bë

Ngjyra e shkrimeve
harresës po mbetet
një brez pa libra
pa kulturë leximi
po dëshiron për t’i prirë jetës

U shkërmoq arti
të bukurës për toke vlera i ka ranë
sot flet simfonia e silikonit
dhe aroma e ferrave
që kurrëfarë shije s’ka

Po flas me vargun kështu në qetësi
më falni shkronja ç’u mundova
kush fjalën s’e peshon mbi libra
u përkulet kohërave të kota

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT