Friday, August 8, 2025
BallinaVitrina e libritBarie Çupi -Retorikë e momentit.

Barie Çupi -Retorikë e momentit.

Në mua për një çast pranvera lotoi,
më mbërtheu një zë i largët,
i heshtur,
si puhizë e ngrohtë,
në sythe derdhur e mbledhur,
dhe shiu mbi xham sumbullon,
ditëprilli udhëton,
në kanatat e gjëra të dritares,
koh’e mugët veten deshifron,
veç valët e liqenit vallëzojnë paqtë,
në mendimet e mia,
limfa e muzës shpërthen,
bashkë me lulet erëmira.


në përhumbje ca pyetje,
ku jam,
ku duhet të jem,
ku ledhatohet fjala në dehje optike,
cicërima,
mall,
aromë stine,
më vijnë përanësh
si tinguj të një violine.


s’e di,
asnjëherë njëjtë lexuar,
e qeshura e thyer,
në asgjëkundi botë e vonuar,
pik’loti,
nostalgji,
momente…dëshira,
ndërsa mëkoj në qetësi,
e pafund duket hapësira…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT