E heshtur shikoj valsin e shiut
E lagur ndjej kënaqësinë që vallëzon shiu njësh me ne
Nga dritarja e shpirtit të pashë
Ah, dashuria ekziston thash?!
Ditë të vështira e të lehta kaluam,
Ne jemi si mali që i përballon stuhitë,
Jemi si lumi që e gjen rrugën e tij mes shkëmbinjve
Vullneti yt është fuqia që na çon para
Ndërsa sinqeriteti im është busulla
E dashurisë së përjetshme.
