Saturday, March 14, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Cekici Rista-PSALM

Mimoza Cekici Rista-PSALM

Më duhej plaga brenda vehtes
(Ia pata treguar këtë vetë)
M’a ngulte shpatën kur plaga mbyllej
Unë vdisja e në çast ngjallesha krejt.

Më duhej dhimbja të kapesha pas saj
Si shpërblim i dashurisë pa fat
Po ti më fal vetja ime , më fal
Nëse mbolla tek ty pakëz natë.

Më duhej ky shi si lot i trashë
Moti kur qan ngjason pak si unë
Po ti më fal i dashur, më fal
Që të desha e të dua kaq shumë.

Më duhet ëndrra të mbahem pas saj
Dikush që t’më kuptojë kur dhemb
Për gjykatës zemrën time kam
Ajo s’njeh keqardhje, dënon keq.

Më lypset terri i kësaj nate
Së thelli shpirtin t’më shndrisë
Ku gjithçkaja të jetë fillimi
Dhe jo fundi i trishtë.

Me duhesh ti, një përqafim
Balsam që shëron në heshtje
Te bëhesh krua, burim ujëvare
Dhe shkaku i një buzëqeshjeje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT