Fundshtegut të ikjes,
pikoi i fundit
mall largimi…
Gjurmë jeshile vargojnë,
më pas shtegut gri…
Fsheh mallin reja,
torbës së shpuar të qiellit,
joshet Marsit në ikje,
më pas loton shi…
Muzgu,
puth lule limonin,
parfumos ëndrra zemrash,
në kurthe dashurish…
Petales së lules,
rrëshqasin lot Marsi,
fundshtegut të ikjes,
Mes Pranverës Magji…
