Ulur tek fryn një puhizë
Pranvere thënë troç
Kushedi si do të duket
Në stuhi po u shndërrua
E ti të murmurisje fort
Ritme tingujsh pa fund
Siç di ti me ritme boleroje
Të thurësh një kurorë
Derisa unë me gotën bosh
Druhem se do të më deh
Po qe se e zbraz me fund
Deti rëra apo mali gjethuar
Të më sillen pabesisht
Kujto pastaj plasaritjet
Tek luan me fatin tonë
Apo tek tkurr një po kumbuese
I druhem fort kësaj puhize
Jo për stuhinë por për epokën
Me shpirt me zemër me ty pranë