Tuesday, June 24, 2025
BallinaVitrina e libritShpresa Rama-NË SHTËPINË E NËNËS.

Shpresa Rama-NË SHTËPINË E NËNËS.

Një trëndafil
më mbeti në duar,
tek i trokas një adrese
me ekzistencë të heshtur.
Buzës m’u tha një urim për ty,
se nuk di ku ta lë.
Me perin e trishtimit
i qepa fjalët një e nga një.
S’të thashë asgjë,
veç mbi flokët e emrit
gdhendur mermerit,
të lashë një trëndafil loti.
Se ti.. lulëzon dhimbje
brenda meje,NËNË

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT