E hidhur sa e hidhur, si helm fjala
Kur të vrasë të tjerë, ajo lëshohet
E hidhur zeher, s’të shijon as kafja
Nëse pa zemër, dikujt i dhurohet.
S’ka më keqardhje, fëmijën braktisur
E pabesueshme, s’quhet zemër nëne?!
Si rrjetë merimange, në copë e grisur
Keq bota shfrenuar, njëjtë si një lëmë.
Gëzohet shpirti, kur ju falni mirësi
Urrejtjen braktisur, për të s’ka kohë
Jetë krejt e vogël, i vetëm udhëtim
I pasur, i varfër tërë treten në tokë.
Mëndjet e mëdha, janë ato të vogla
Vlerë e njeriut, një me thjeshtësinë
Vilat vjetërohen, rrafsh shkatërrohen
Por ajo e shpirtit, busull në përjetësi.
Mëso të duash, në formën unike
Kur ti do të tjerët, veten ke dashur
Se o njeri, jeta me ty është lidhur
Çfarë dhuron, ia sjell shpirtit afër.