Yjet zbresin natën
por nata shumë e heshtur Dëgjoheshin vetëm hapat e mi
ku i numëroja me zë të ngrysur
që mos të shqetësoja njëri
Me sy të mbyllur meditoja
një fushë të blertë
duke shqaravitur e fërfellitur
si një gjinkall sa aty e sa atje
Nata ishte shumë e gjatë
sa që nuk doja fare te zbardhte agimi
Doja të takoja princin e ëndërrave te mija
te shfaqet me kalë te bardhë
e të hidhet në përqafimet e mia
Pritja ishte shumë e gjatë
sa sdurohej vetmia
Ju lutësha yjeve te natës
që t’iu binden dëshirave tè mia.