Rrëmbemë, e dashur, netëve pa yje
Ditëve, pa Diell ndjehem pa ty
Pa ty asnjë pjesë e vetes s’më duhet
Asnjë femër planeti s’më hyn në sy.
Mbamë, e dashur, me vete, mes vetes
Thithmë si ajrin, si ujin më pi
Pa ty, më parë se qiriu do tretem
Më parë se ç’erdha kësaj jete do t’ik.
