Wednesday, March 11, 2026
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba -Pyeta ndërgjegjen

Arjana Fetahu Gaba -Pyeta ndërgjegjen

Pyeta ndërgjegjen se kush isha unë,
Se si të njihja veten mësova një ditë,
Dhe pse kam gabuar me miliona herë,
Në shkëmbinj lumenjsh më kthenin stuhitë.

Dielli më ka pjekur, ndriçuar mendjen,
Shok të kem dallgët deti më mësoi,
Toka më bëri të butë dhe për milingonat,
Për “fluturat”, “krimbat” dhe “ngjala” përroi.

Nëna, m’qëndron si një ëngjëll mbi supe,
E ndjej është aty por nuk e prek dot,
Ah ajo dorë e mbushur plot ledhatime,
Më ngre kur rrëzohem e mi fshin ca lot.

Unë ky njeriu me mish e gjak të pastër,
Udhës së pa ditur, eci si të tjerë,
Se kam patur lehtë s’jam mbajtur me hatër,
Por aq sa jetë shkova, e kam të vlerë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT