Sunday, December 28, 2025
BallinaLajmeSulmohen me thikë tre zyrtarë policorë në Rahovec, pësojnë lëndime

Sulmohen me thikë tre zyrtarë policorë në Rahovec, pësojnë lëndime

Polica e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë pas orës 21:00, në Rahovec një patrullë policore përderisa ishte në asistencë të  inspektorëve të AUV’it, janë sulmuar nga dy burra të dehur, duke iu shkaktuar lëndime në trup tre zyrtarëve policorë.


Përderisa po patrullonin për zbatimin e masave antiCovid, zyrtarët policorë janë sulmuar me thikë nga dy burra të dehur që nuk po i bindeshin urdhrit që të dalin nga lokali.

Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjelle në lokalët e Stacionit policor – Rahovec.

Tre zyrtarët policor  kanë pranuar ndihmën mjekësore.

Lidhur me rast është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, te dyshuarit ndalohen për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Datë 30.01.2022 pas orës  21:00, një patrullë policore nga Stacioni policor në Rahovec  ishte në asistencë të  inspektorëve të AUV-it dhe ishin ne veprim në lokalin “PRIVE” në Rr. “Mulla Cufa “ në Rahovec,  dhe aty kanë has në dy persona nën ndikim të alkoolit, e  të cilët nuk  kane zbatuar urdhëratë e  zyrtarëve  policor që të dalin nga lokali.

Të njëjtit  kanë sulmuar personat zyrtar ( policët). ku njeri nga të dyshuarit ka përdor  mjet të mprehtë. (Thikë)  duke ju shkaktuar lëndime  trupore.

Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjelle në lokalët e Stacionit policor – Rahovec.

Tre zyrtarët policor  kanë pranuar ndihmën mjekësore.

Lidhur me rast është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, te dyshuarit ndalohen për 48 orë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT