Çfarë po ndodh,
në shkollat tona?
Çfarë po ndodh?
Ne nuk e dimë.
Një herë në dy muaj,
varet një fëmijë?!
Çfarë ndodh, a më thoni?
Këta fëmijë ku i çoni?
Çfarë bëhet në vendin tim?
Vetëm një Zot e di…
Çfarë ndodh dhe askush
nuk hap gojë.
Iku dhe një jetë sot…
Kjo gjendje, gjer kur
do të vazhdojë?
Kujt t’ia vëmë fajin,
more shokë?
Nëpër shkolla bullizojnë.
Asnjë masë,
asgjë!
Ikin fëmijët, një nga një…
Çfarë po ndodh
në vendin tim?
Përsëri faji mbetet jetim.
Brenda dy muajve,
dy jetë…
Muajin tjetër
nuk e dimë i kujt do jetë…
Dhimbje gjer në palcë…
Kjo tokë si e mban?
Prindërit si po durojnë?
Në dhimbjen e tyre
bashkohemi sot.
Ikën dy engjëj të pafaj,
që askujt s’i kishin faj.
Donin jetën ta jetonin,
por s’mundën dot.
Bullizmi po triumfon.
Ikët për të mos ardhur kurrë…
Dhe një jetë
për t’u qarë.
