Loti i nënës, vështirë të matet
Masë për matje fare s’ ka
Mjerë për bijën, birin e lokes
Në e bën t’shkretën, me lot për t’ qa’
Loti i lokes, as për vetë trimin
S’do të duhej n’tokë për t’ ra
Pranë flamurit, kur jep betimin
Veç krenari, e tjetër s’ka
Loti i fëmijës i rëndë sa plumbi
Pse ta bëjë atë për të qa’
Për ty mëshirë s’do ketë gjëkundi
këtë shpirt t’njomë me fjalë me vra’
Loti i burrit s’ka vend mbi tokë
N’ vend të tij, ai këngën ka
N’ditë t’kushtrimit, përballë flamurit
Ndonjë lot gëzimi mundet me i ra
Loti i skamnorit, e çjerr dhe tokën
Se e ka peshën, sa s’ka ma
Bëhu burrë e shtrija dorën
Pse po ia le lotin me i ra
Eh, loti i kombit është më i rëndi
As natyra nuk e fal dot
Ke dhënë besën, një fjalë prej burrit
Mjerë kush don ta thyejë sot
Në je shqiptar ai bir i besës
Që e kem pasur, den baba den
Jepi shpresë nipit e mbesës
Se n’këtë dhé s’të mbetet vend
