Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritAngela Kosta-PLUHUR NË SIPARET E JETËS

Angela Kosta-PLUHUR NË SIPARET E JETËS

Tashmë vetëm jehona të largëta kanë mbetur
ekzistencë e zhdukur si pluhuri
në siparet e jetës,
e përhumbur midis akteve të një drame të heshtur
me zëra memec ndër kujtime.
Emri, pamja jote
në çdo skenë shuhet
sikur një hije në harresën e zymtë të ishe
jo më, me atë dritën e përflakur
ku dikur 
reflektonin vetëm lot gëzimi  
duke pasqyruar atë çka nga qenia ime do të mbetej…
copëza të trasformuara në grimca akujsh
shpërndarë nga një puhizë e lehtë 
në retë hyjnore shekullore.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT